FOTO/ Dy vëllezërit Cami së bashku para krimit që tronditi kryeqytetin

FOTO/ Dy vëllezërit Cami së bashku para krimit që tronditi kryeqytetin

12:27, 05/01/2024
A+ Aa A-

SYRI TV siguron foton e dy vëllezërve Cami së bashku, disa ditë para krimit të dyfishtë që tronditi Tiranën.

Ndërkohë është zbardhur motivi që çoi në ngjarjen e rëndë ku Vehap Cami vrau vëllanë e tij Lulëzim Cami brenda shtëpisë së tij dhe më pas veten.

Burimet bëjnë me dije se tentativa për të shitur një pronë të përbashkët në Tërbaç të Bulqizës është bërë mollë sherri midis vëllezërve.

Kjo për faktin se Lulëzimi nuk donte ta shiste, ndërsa Vehapi po.

Vehap Cami, ditën e djeshme i ka shkuar për vizitë, dhe Lulëzimi ka menduar se ishte vizitë për Vitin e Ri. Në një moment kur kanë qenë vetëm, Vehapi ka nxjerr armën dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë.

Më pas ka qëlluar gjithashtu në kokë edhe veten e vetë me pistoletë TT, të cilën e kishte pa leje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco