'Burgjet' kujtohen se Dan Hutra është i rrezikshëm, do e vendosin në '41-bis'

'Burgjet' kujtohen se Dan Hutra është i rrezikshëm, do e vendosin në '41-bis'

11:23, 05/01/2024
A+ Aa A-

Pas zbulimit të planit të arratisjes të 4 të burgosurve në burgun e Fierit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve po vijon procedurat për futjen e regjimit të posaçëm '41-bis' për të dënuarit që tentuan arratinë: Dan Hutra, Martin Kapllani, Geraldo Veizi dhe Feti Kovaçi.

Qëndrimi i tyre në regjim do të bëhet për një afat të pa përcaktuar kohor si masë dënimi.

Nga ana e Drejtorisë së Burgjeve janë cilësuar si persona me rrezikshmëri të lartë brenda ambienteve të burgut.

Planin e arratisjes këta persona e kishin nisur pak para Vitit të Ri dhe donin që ta realizonin me hyrjen e janarit.

I vendosur në masën e sigurimit personal të arrestit me burg, Dan Hutra është transferuar në sektorin përkatës në burgun e Fierit, por ditën e djeshme ai ka tentuar arratisjen. Të dhënat janë bërë me dije nga vetë Drejtoria e Burgjeve.

Policia e burgut dhe autoritetet mbikëqyrëse kanë ndërhyrë duke bërë të mundur zbulimin e aktit të arratisjes, që në fakt ishte planifikuar të ndodhte në orët e mesditës, duke shfrytëzuar edhe kohën e drekës.

Bashkë me Hutrën mësohet se kanë qenë të gjithë persona me masë arresti të njëjtë, të cilët janë të arrestuar për aktin e vjedhjes dhe të grabitjes. Të paraburgosurit kishin nisur të prisnin zgarën e dhomës duke e tentuar arratisjen nëpërmjet çarçafëve.

Në fillimin e marsit të vitit që lamë pas, Dan Hutra, me një sipërmarrje prej killer serial mori armët dhe doli nëpër Tiranë. Për pasojë tri gra humbën jetën mizorisht dhe 3 të tjera u plagosën në tri ngjarje të ndryshme në Tiranë. Duke shënuar ndoshta kështu, ditën me rekordin më të zi të vrasjeve të grave në Shqipëri, të paktën në 30 vitet e fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco