FOTO/ Ky është personi që vrau vëllain e tij dhe veten/ Shkak, shitja e pronës

FOTO/ Ky është personi që vrau vëllain e tij dhe veten/ Shkak, shitja e pronës

10:59, 05/01/2024
A+ Aa A-

Detaje të reja janë zbardhur sa i përket motivit që çoi në ngjarjen e rëndë ku Vehap Cami vrau vëllanë e tij Lulëzim Cami brenda shtëpisë së tij dhe më pas veten.

Burime për Syri TV bëjnë me dije se tentativa për të shitur një pronë të përbashkët në Tërbaç të Bulqizës është bërë mollë sherri midis vëllezërve.

Kjo për faktin se Lulëzimi nuk donte ta shiste, ndërsa Vehapi po.

Vehap Cami ditën e djeshme i ka shkuar për vizitë dhe Lulëzimi ka menduar se ishte vizitë për Vitin e Ri.

Në një moment kur kanë qenë vetëm, Vehapi ka nxjerr armën dhe e ka qëlluan me një plumb në kokë.

Më pas ka qëlluar gjithashtu në kokë edhe veten e vetë me pistoletë TT, të cilën sipas të njëjtave burime e kishte pa leje.

Ndërkohë SYRI TV ka siguruar edhe foton e autorit të krimit, Vehap Cami.

Më herët, SYRI publikoi edhe foton e viktimës, Lulzim Cami.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco