Kapet me 42 kg marijuanë, prangoset shqiptari në Qipro

Kapet me 42 kg marijuanë, prangoset shqiptari në Qipro

10:48, 05/01/2024
A+ Aa A-

Policia qipriote ka arrestuar një të ri shqiptar dhe ka sekuestruar rreth 42 kg marijuanë. Operacioni është zhvilluar në një fshat të Larnacas në Qipro, ku është ndaluar për kontroll automjeti që drejtohej nga një 21-vjeçar shqiptar, banues në Larnaca.

Brenda mjetit të tij policia gjeti dhe sekuestroi 20 kg 669 gram marijuanë. Gjatë kontrollit të banesës së tij, policia sekuestroi edhe 21 kg 303 gram marijuanë të tjera.Shqiptari rezulton pa precedentë penalë në Qipro dhe nuk ka pranuar të bashkëpunojë me autoritetet. Dyshimet janë se droga ishte e destinuar për tregun qipriot.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco