50-vjeçari godet me sende të forta të riun në Shkodër

50-vjeçari godet me sende të forta të riun në Shkodër

10:30, 05/01/2024
A+ Aa A-

Një sherr mes dy personave ka ndodhur në Shkodër. Mësohet se një 50-vjeçar ka goditur me sende të forta një 32-vjeçar. Si pasojë, është proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin 50 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, një 32-vjeçar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco