Forcat e NATO-s shtojnë prezencën në Liqenin e Ujmanit

Forcat e NATO-s shtojnë prezencën në Liqenin e Ujmanit

11:30, 03/01/2024
A+ Aa A-

Forcat e NATO-s kanë shtuar prezencën e tyre në pika strategjike në Kosovë, ku dhe informacionet për akte destabilizimi janë më të mëdha. Një ndër to është dhe liqeni i Ujmanit, një pikë përplasjeje e vazhdueshme mes Kosovës dhe Serbisë.

Forcat Italiane, pjesë e Batalionit Rezervë Operacional të dislokuar në veri të Kosovës si pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO kreu trajnime specifike në liqenin e Ujmanit. Gjatë një periudhe prej katër orësh, toga e lagunës simuloi një patrullë me aktivitete të tjera të kombinuara amfibe dhe gjithashtu simuloi një ulje në një mjedis te palejuar.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij të OKB-së për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes; në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Që pas sulmit në Banjskë forcat e KFOR-it janë përforcuar me rreth 1000 trupa, por dhe mjete të rënda dhe kanë shtuar aktivitetin e tyre përgjatë kufirit Kosove-Serbi.

I shtrirë në veri të Kosovës, në kufi me Serbinë, Liqeni i Ujmanit, që njihet edhe si Liqeni i Gazivodës, është ujëmbledhësi më i rëndësishëm për ekonominë e Kosovës.

Në marrëveshjen ekonomike të nënshkruar nga Kosova dhe Serbia më datë 4 shtator te 2020 në Uashington, Prishtina dhe Beogradi ranë dakord që për Liqenin e Ujmanit të punohet me Qeverinë amerikane në një studim fizibiliteti, me qëllim të përdorimit të përbashkët të këtij rezervuari, si furnizues i ujit dhe energjisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco