Festimet/ U plagos me plumb qorr në Tiranë/ Kërkohet ndihmë për italianen

Festimet/ U plagos me plumb qorr në Tiranë/ Kërkohet ndihmë për italianen

10:41, 03/01/2024
A+ Aa A-

Avokati i italianes, e cila mbeti e plagosur nga një plumb qorr në Shqipëri, ka kërkuar ndihmën e bashkëkombasve të saj.

Vito Leonardo Candeloro kërkon ndihmë financiare për dërgimin e italianes nga Tirana për në Bari për të kryer ndërhyrjen e nevojshme kirurgjike.

Italiania kishte ardhur për të festuar në Shqipëri, por u plagos nga një plumb qorr në një nga rrugët kryesore të vendit.

Plumbi e ka goditur në vesh dhe fyt.

Ajo është jashtë rrezikut për jetën, por i duhet një operacion, të cilin shqiptarët nuk duan ta realizojnë.

“Plumbi duhet nxjerrë. Por mjekët shqiptarë deklaruan se nuk mund të ndërhyjnë, prandaj është e nevojshme që ajo të dërgohet në Itali,” thotë avokati.

Mjekët shqiptarë nuk kanë lejuar transportin me traget të saj, duke thënë se rreziku është shumë i madh. Sipas tyre, transporti duhet kryer me avion ose helikopter.

Për këtë transport janë të nevojshme 15 mijë euro, prandaj avokati kërkon ndihmë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco