Aksident në Durrës/ Makina përplas për vdekje këmbësorin

19:46, 30/12/2023
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë është shënuar këtë mbrëmje në Durrës. Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka përplasur një këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Policia e Durrësit ka konfirmuar identitetin e viktimës dhe drejtuesit të automjetit, ku bëhet fjalë për shtetasin me iniciale R.K, 31 vjeç – drejtuesi i makinës dhe Gj.d, 52 vjeç – viktima.

Njoftimi i plotë i Policisë

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 18:45, në aksin rrugor  "Sektor Rini-Shenavlash", një automjet me drejtues shtetasin R. K., 31 vjeç, ka përplasur këmbësorin shtetasin Gj. D., rreth 52 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco