Akuzohen për shpërdorim detyre/ Policia e Dibrës prangos tre zyrtarë

Akuzohen për shpërdorim detyre/ Policia e Dibrës prangos tre zyrtarë

12:54, 21/12/2023
A+ Aa A-

Policia e Dibrës ka vënë në pranga tre punonjës të njësisë administrative Ostren dhe të bashkisë Bulqizë, pasi akuzohen për shpërdorim detyre.

Mësohet se zyrtarët pajisnin qytetarët me dokumenta false, për vendbanime, me qëllim që ata të përfitonin pasaporta bullgare.

Të arrestuar janë shtetasit: 

-L. M., 62 vjeç, banues në Ostren, me detyrë administrator i njësisë administrative Ostren;

-A. L., 33 vjeç, banues në Ostren, me detyrë specialist i Shërbimit Social, në njësinë administrative Ostren;

-F. B., 61 vjeç, banues në Trebisht, me detyrë sekretar i Këshillit Bashkiak, në bashkinë Bulqizë.

Rasti është publikuar fillimisht nga një emision investigativ.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë  falsifikuar dokumente të Gjendjes Civile, për të pajisur qytetarë të ndryshëm, me vërtetime se banonin në njësinë administrative Ostren, me qëllim regjistrimin në shoqatën “Golloborda” dhe përfitimin e pasaportave bullgare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco