Operacioni i SPAK/ Urdhër-arreste për Plaurent Dervishajn dhe Indrit Doklen

Operacioni i SPAK/ Urdhër-arreste për Plaurent Dervishajn dhe Indrit Doklen

10:30, 17/05/2024
A+ Aa A-

Forcat RENEA dhe FNSH kanë zhvilluar një operacion me urdhër të SPAK në orët e para të mëngjesit të sotëm, në disa qytete të vendit.

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 50 urdhër-arreste për personazhe të njohur të krimit.

SYRI TV raporton se mes emrave të përfshirë në urdhër- arrestet e SPAK, janë edhe Plaurent Dervishaj, kunati i Lulzim Berishës, dhe Indrit Dokle.

Hetimet nisën pas transkriptimeve të bisedave përmes kodeve Sky që këta persona përdornin me njëri-tjetrin.

Prokuroria e Posaçme nuk ka dalë ende me një deklaratë zyrtare, por burime bëjnë me dije se janë zbardhur disa ngjarje kriminale.

Prej orës 03:00 të mëngjesit të 17 majit, më urdhër të SPAK, Policia, RENEA, FNSH dhe Operacionalja po ushtrojnë kontrolle në disa qytete të vendit Tiranë, Vlorë, Lezhë, Fushë-Krujë, Nikël, Kurbin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco