U kapën në flagrancë duke vjedhur një biznes, arrestohen 2 vëllezërit në Fier

U kapën në flagrancë duke vjedhur një biznes, arrestohen 2 vëllezërit në Fier

15:44, 20/12/2023
A+ Aa A-

Dy vëllezër me precedentë të theksuar penale në vjedhje, kanë rënë në prangat e policisë së Fierit, teksa kanë qene duke tentuar të vjedhin një biznes.

Mësohet se dy vëllezërve u janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, mjetet, levë dhe kaçavidë, që po përdornin ata, për të thyer derën e biznesit.

Ndërkohë, blutë po vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

U kapën në flagrancë, në tentativë për të vjedhur në një biznes, arrestohen 2 vëllezër (me precedentë të theksuar në këtë fushë).

Sekuestrohen leva dhe kaçavida që do t’i shërbenin vjedhjes me thyerje.

Gjatë patrullimeve 24/7, në të gjithë territorin e qarkut, me qëllimin madhor garantimin e rendit dhe sigurisë publike, shërbimet e Patrullës së Përgjjthshme të Komisatiatit të Policisë Fier, mbrëmjen e djeshme, kanë konstatuar 2 shtetas që po tentonin të vidhnin me thyerje, në një biznes në lagjen “Apollonia”.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, janë kapur dhe vënë në pranga këta 2 shtetas, konkretisht: 28 vjeç dhe 25 vjeç, vëllezër, të dy banues në Fier, si dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, mjetet (levë dhe kaçavidë) që po përdornin ata, për të thyer derën e biznesit.

Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco