SYRI TV/ Krimi u mbajt i fshehtë për 2 orë, ndalohen 12 zyrtarë e punonjës të I.E.V.P.

19:37, 16/12/2023
A+ Aa A-

Prokuroria e Elbasanit njoftoi të shtunën e 16 dhjetorit se ka urdhëruar ndalimin e 12 punonjësve të policisë dhe sigurisë së Burgut të Peqinit, teksa zbulon edhe një tjetër skandal që ngre dyshime të forta se kishte pasur tentative për ta fshehur ngjarjen. Mes të ndaluarve është edhe drejtori i Burgut Kamber Hoxha, i cili kishte vetëm 3 javë në atë detyrë si I komanduar, Qani Muça, shefi i policisë së burgut Nikolin Gjonpalaj, ish shefi i policisë së burgut, Vilson Shima, shef i regjimit, Arben Dulellari, specialist informacioni, si dhe punonjësit e tjerë Fatos Pire, Ilir Balla, Florenc Mile, Genci Muça, Indrit Dubali, Klement Haka dhe Erjon Çela.

TABELA: ZYRTARËT E NDALUAR

Kamber Hoxha, drejtor I I.E.V.P., Peqin

Qani Muça, Shefi i Policisë së Burgut

Nikolin Gjonpalaj, ish-Shefi i Policisë së Burgut

Vilson Shima, Shef i Regjimit të Burgut

Arben Dulellari, Specialist Informacioni

Fatos Pire, punonjës

Ilir Balla, punonjës

Florenc Mile, punonjës

Genci Muça, punonjës

Indrit Dubali, punonjës

Klement Haka, punonjës

Erjon Çela, punonjës

Emrat e mësipërm dyshohet se kanë konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrë. E teksa organi i akuzës së Elbasanit thotë se Sokol Mjacaj që ekzekutoi Arben Lleshin e plagosi të dënuarin tjetër Indrit Shaqjan, e mbante prej 20 ditësh armën në qeli dhe në ajrim, madje edhe në regjimin 41 biss, zyrtarët e policisë as nuk denjuan ti bënin kontrolle sipas rregullores.

 “Në vijim të veprimeve hetimore ka dyshime të bazuara se nga punonjësit e shërbimit, nuk janë përmbushur detyrat funksionale, pasi nuk kanë kryer kontrollin fizik, që konsiston dalja e të dënuarit nga dhoma për ajrim dhe kthimin nga ajrimi për në dhomë në ditën e ngjarjes si dhe në ditët e mëparshme. Gjithashtu gjatë transferimit nga ambjentet e godinës të emërtuar si 41 biz ku ka qënë i akomoduar për në godinën B të sigurisë së lartë ku është akomoduar së fundmi i dënuari Sokol Mjaca, rezulton se nuk është kryer procedura standarte e kontrrollit fizik dhe të sendeve personale si parashikon skema e sigurisë”.

Në njoftimin e bërë publik nga Prokuroria e Elbasanit, del në pah edhe skandali I tentativës për të fshehur krimin e pazakontë ndodhur brenda burgut të sigurisë së lartë, ku ky institucion tentoi ta mbyllte vetë situatën dhe nuk njoftoi as Policinë e Peqinit dhe as Drejtorinë Vendore të Policisë së Elbasanit.

 “Nga ana e autoriteteve të informacionit të burgut nuk është njoftuar ngjarja e ndodhur në orën 13:52 të datës 15.12.2023 në sallën operative të DVP Elbasan apo Komisariatin e Policisë Peqin”.

Me zyrtarëve të ndaluar, përkatësisht drejtori i burgut Kamber Hoxha dyshohet se nuk ka marrë masat e duhura ligjore për menaxhimin e sigurisë në burg duke cenuar rëndë sigurinë në këtë institucion. Gjithashtu shefi i regjimit 41 bis Qani Muça ka dyshime për mos zbatim të rregullores që duhej të kryhej kontrolli i të dënuarit Sokol Mjacaj. Nikolin Gjonpalaj, ish-Shefi i Policisë së Burgut sipas Prokurorisë dyshohet se nuk ka marrë masat e nevojshme për të parandaluar hyrjen në regjimin e brendshëm  të armës së zjarrit me të cilën është kryer vrasja. Ndërkohë Specialisti i informacionit Arben Dulellari dyshohet se nuk ka ushtruar detyrën për të njoftuar sallën operative të Policisë së Shtetit për ngjarjen e ndodhur.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco