Gjendet një celular në një frigorifer në Burgun e Sigurisë së Lartë të Burrelit, ende nuk dihet kujt i përket. Dyshohet se vinte nga Peqini

Gjendet një celular në një frigorifer në Burgun e Sigurisë së Lartë të Burrelit, ende nuk dihet kujt i përket. Dyshohet se vinte nga Peqini

17:36, 16/12/2023
A+ Aa A-

Pas ngjarjes së rëndë në burgun e Peqinit, një natë më parë në të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit të sigurisë së lartë, gjatë kontrolleve janë gjetur sende të paligjshme.

 Mësohet se në Burgun e Sigurisë së Lartë të Burrelit, është gjetur celular në një frigorifer që do të futej brenda tek të burgosurit, ndërsa ende nuk dihet kujt i përket.

Sipas raportimeve nga News24, frigoriferi ku ishte fshehur telefoni vinte nga burgu i Peqinit ku do të transferoheshin disa të burgosur. Fillimisht ka ardhur ngarkesa me materialet, më pas do të vinin të burgosurit.

Ndërkohë, ende nuk dihet se kujt i përkiste frigoriferi në të cilin është gjetur një aparat celular i vendosur në një vend të fshehtë të tij.

Megjithatë, kanë nisur hetimet për të dokumentuar ngjarjen dhe ndëshkimin e personave që kanë tentuar të fusin sende të paligjshme në qelitë e të burgosurve.

Kujtojmë se një ditë më parë, më 15 dhjetor në burgun e Peqinit, u vra me armë zjarri nga Sokol Mjacaj, Arben Lleshi dhe u plagos Ilir Shaqja, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në lidhje me ngjarjen, ka dëshmuar autori Sokol Mjacaj, i cili është shprehur se armën e kishte siguruar rreth një muaj e gjysmë më parë, ndërsa Lleshin e kishte ekzekutuar pasi ky i fundit nuk e kishte pranuar në sektor.

Megjithatë, Prokuroria vijon hetimet për ngjarjen dhe nuk përjashton pistën se vrasja mund të jetë kryer me porosi.

Si ndodhi ngjarja

Mesditën e djeshme, Sokol Mjacaj ka qëlluar nga dritarja e qelisë për vdekje Arben Leshin, i dënuar gjithashtu me burgim përjetë për vrasjen e shtetasit Agim Hoxha në vitin 2012 në Britaninë e Madhe. I plagosur ka mbetur edhe i burgosuri tjetër, shtetasi Indrit Shaqja.

28-vjeçari i ka shkuar viktimës tek dritarja e qelisë së tij, tek zona ku dalin për ajrim.

Si pasojë e plagëve të marra Arben Lleshi ka humbur jetën, ndërsa mbetet mister se si Sokol Mjacaj kishte siguruar armën brenda burgut të sigurisë së lartë.

Gjithashtu ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja kishte urdhëruar vendosjen e tij në regjimin 41 bis.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco