INTERVISTA/ Vrasja në burgun e Peqinit, Syri TV siguron detaje si hyri arma e krimit

13:06, 16/12/2023
A+ Aa A-

Gazetari i SYRI TV, Fatjon Gjinaj, ka dhënë hollësi mbi pikëpyetjen më të madhe mbi vrasjen që ndodhi në burgun e sigurisë së lartë në  Peqin: Si e siguroi armën, Sokol Mjaçaj, armën me të cilën vrau të dënuarin tjetër Arben Lleshi?

"Arma pistoletë me mulli dyshohet të jetë futur në harkun kohor të 40 ditëve të fundit, - tha Gjinaj. - Autori i kësaj ngjarjeje, ndodhej në një qeli në burgun e sigurisë së lartë, me Fran Marashin. Ky i fundit ishte dënuar me burgim të përjetshëm. Pas arrestimit dhe ekstradimit të tij, u dërgua në burgun e Peqinit për të vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm për masakrën e Kuçovës.

Për Marashin, që ka qëndruar në të njëjtën qeli me Sokol Mjacajn, 30-40 ditë më parë, së fundmi është pranuar hapja e një procesi ndaj tij për t’u rigjykuar pas pretendimeve të tij se vendimi për burgim të përjetshëm është marrë në mungesë.

Duhet të kemi parasysh se në një institucion të tillë mëson vese dhe nuk duhet të presim që të futen kriminelë dhe të dalin intelektualë. Kështu që ata kanë qëndruar në të njëjtën qeli, Sokol Mjacaj me Fran Marashin.

Burime të sigurta më konfirmojnë se ky i fundit me Fran Marashin kishin një konflikt. Para 40 ditësh në këtë burg ndodhi një zbulim, u zbulua një aparat celular me të cilin dyshohet se komunikonin me persona të jashtëm.

Policia e burgjeve e gjeti këtë celular në qelinë e tyre dhe nuk dihet nëse është një konflikt i inskenuar prej tyre, po ata nxitën një konflikt me njeri tjetrin që solli nevojën për ndarjen e tyre... Dhe Sokol Mjacaj, prej 20 ditësh, kishte kaluar te sektori 2 i burgut të Peqinit, një kat më sipër Arben Lleshit, viktimës dhe me sa duket, ka qenë i planifikuar, i survejuar ky i fundit dhe pritej nga autori, momenti për të kryer ekzekutimin.

Për sa i përket mënyrës së futjes së armës brenda, di të them se para rreth tre muajsh është bërë një vizitë nga familjarët e Sokol Mjacajt në qelitë e burgut. Janë takuar me të, nuk përjashtohet që të jetë bërë edhe në këtë formë futja e armës , por dyshimet kryesore bien mbi Policinë.

Nuk mundet të futet një armë, e cila dyshohet se është futur përmes një mikrovale, pa dijeninë dhe pa vigjilencën e punonjësve të policisë, sepse janë të trajnuar dhe të përgatitur. Madje, gjithë vëmendja në këtë segment është te ndalimi i futjes së substancave narkotike, pasi e dimë se një pjesë e konsiderueshme përdorin dhe ky shërben edhe si biznes i brendshëm në burgje. Nuk është çudi tashmë, sepse nga burgjet po urdhërohen dhe po porositen vrasje”./ar.sh/SYRI.NET

Ndiqni vazhdimin e intervistës në videon e SYRI TV.

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco