Rasti ‘Qyno’, gazetari: Mbajtja në ‘errësirë’ e çështjes, mesazh negativ dhe intimidues për gjithë mediat

Rasti ‘Qyno’, gazetari: Mbajtja në ‘errësirë’ e çështjes, mesazh negativ dhe intimidues për gjithë mediat

14:44, 14/12/2023
A+ Aa A-

Gazetari i “Ora News” Elton Qyno prej orës 11:00 të paradites së djeshme dhe deri në orën 2 të mëngjesit të ditës së sotme ndodhej në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Nga banesa e tij Qyno është shprehur se u mbajt në SPAK deri në orën 17:00 dhe u njoftua se kishte një vendim Gjykate për t’i kontrolluar shtëpinë, zyrën dhe automjetin.

Ndër të tjera gazetari u shpreh se pas deklaratës së dhënë ka patur presione për të treguar burimin e informacionit.

Lidhur me këtë ngjarje kanë reaguar me dhjetëra gazetarë në mbështetje të kolegut, ndërsa kërkojnë nga SPAK që urgjentisht të bëjë transparencën e seancës me Qynon.

Reagimi i radhës vjen nga gazetari Armand Bajrami i cili shprehet se çdo minutë që kalon dhe SPAK nuk del me një qëndrim zyrtar shpjegues mbi veprimet e djeshme ndaj kolegut Elton Qyno është kohë gjatë së cilës minohet besimi i publikut ndaj këtij institucioni.

“Çdo minutë që kalon dhe SPAK nuk del me një qëndrim zyrtar shpjegues mbi veprimet e djeshme ndaj kolegut Elton Qyno është kohë gjatë së cilës minohet besimi i publikut ndaj këtij institucioni.

Publiku meriton të dijë pse një gazetar shtrëngohet të tregojë burimin e një informacioni, përgjegjësia e mbajtjes sekretit të të cilit i përket SPAK-ut.

Mbajtja në "errësirë" e çështjes, jo vetëm që është mesazh negativ dhe intimidues për gjithë punonjësit e medias me vend, por e vë SPAK-un në pozitat e një institucioni jo serioz”, shprehet gazetari Armand Bajrami.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco