Pronari i banesës ku u gjet makina e vrasësve të Elton Javorit: Thanë që kishin dëmtuar gomën dhe lanë automjetin

Pronari i banesës ku u gjet makina e vrasësve të Elton Javorit: Thanë që kishin dëmtuar gomën dhe lanë automjetin

11:47, 14/12/2023
A+ Aa A-

Vëllezërit Agim Gashi dhe Kreshnik Gashi, autorë të dyshuar të vrasjes së Elton Javorit në Fier, akoma nuk janë lokalizuar nga policia. Për vetëm 7-8 minuta kanë shkuar nga vendngjarja deri në Dermenas, ku lënë makinën në shtëpinë e tezes së tyre.

Pronari i banesës Rexhep Puka ka deklaruar në polici se e kanë lënë makinën me pretendimin se kanë dëmtuar gomën dhe janë larguar, por sipas tij nuk kishte dijeni se kishin kryer vrasje.

Makina u gjet nga policia e Fierit nga kamerat e sigurisë, ndërsa dyshohet se vëllezërit Gashi fshihen në zonat përreth Fierit, por nuk janë gjetur edhe pse janë kryer disa operacione më FNSH. Në polici janë shoqëruar familjarë nga të dyja palët, por nuk kanë dhënë detaje në ndihmë të hetimeve. Sipas TIMS, ata nuk rezultojnë të kenë dalë jashtë shtetit.

Elton Javori u vra me armë më 7 Dhjetor në Fier.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco