EMRI i denoncuesit/ Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, qëllojnë në drejtim të makinës

EMRI i denoncuesit/ Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, qëllojnë në drejtim të makinës

08:33, 14/12/2023
A+ Aa A-

Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Tiranë këtë mëngjes. Një person ka denoncuar në polici se është qëlluar më armë në kohën kur ka qenë në automjet.

Rudolf Zefi është 42-vjeçari i cili në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë ka denoncuar se në zonën e “Don Boskos” drejt makinës së tij është qëlluar me armë zjarri.

Në denoncimin e bërë në polici, ai është shprehur se drejt makinës së tij është qëlluar me armë nga persona të paidentifikuar.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 14.12.2023, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 3, shtetasi R. Z., 42 vjeç, i cili ka kallëzuar se në rrugën "Don Bosko",  rreth orës 06:45, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtonte. Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco