Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Babai i Naimit konfirmon takimin me djalin në burg: Ç’më tha për vrasjen e Liridonës

Babai i Naimit konfirmon takimin me djalin në burg: Ç’më tha për vrasjen e Liridonës

10:11, 10/12/2023
A+ Aa A-

Babai i Naim Murselit, Shabani, ka konfirmuar se ka takuar të birin në burgun e sigurisë së lartë, ku ai po mbahet si i dyshuar për porositjen e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt.

Në emisionin “Kojshia Show”, ai tha se takimi mes tyre, ka ndodhur gjatë ditës së premte. Murseli pohon se djali i tij i kishte thënë se nuk ka ditur për vrasjen e Liridonës atë natë.

“Sipas fjalëve të tij që i kam marrë, Naimi as nuk ka paguar 30 mijë euro, as nuk ka blerë armë dhe as nuk e ka ditë për vrasjen atë natë”, tha Shaban Murseli.

Kujtojmë se Liridona u vra të mërkurën, më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

Fillimisht ngjarja u raportua si “grabitje me pasojë të vrasjes”, por më pas u zbulua se pas vrasjes qëndronte Naimi, si porositës i autorëve.

Lidhur me ngjarjen janë arrestuar deri më tani 4 persona, mes të cilëve edhe autori i dyshuar i vrasjes, Granit Plava dhe bashkëshorti i Liridonës, Naimi, që dyshohet të ketë qenë porositësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco