Manipulimi/ SPAK falsifikon dosjen e Ahmetajt lidhur me privatizimin e ish-furrës së bukës

Manipulimi/ SPAK falsifikon dosjen e Ahmetajt lidhur me privatizimin e ish-furrës së bukës

13:06, 07/12/2023
A+ Aa A-

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet duke çuar në GJKKO dosjen në ngarkim të Arben Ahmetajt lidhur me privatizimin e ish-furrës së bukës.

Ndaj Ahmetajt është ngritur akuza për veprën penale të shpërdorimit të detyrës në vlerë dëmi rreth 7 miliard lekë.

Prokuroria e Posaçme, mëson SYRI TV, vijon hetimin për 7 persona të tjerë, përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe ndaj biznesmenit Lirim Fezollari, i cili sipas SPAK përfitoi nga privatizimi.

Por vetëm Ahmetajt i është komunikuar akuza përmes avokatit të tij.

SYRI mëson se edhe në këtë rast, SPAK e ka falsifikuar dosjen. Kjo për shkak se lidhur me këtë procedurë, ka firmosur paraardhësi i Ahmetajt, Shkëlqim Cani. Ky i fundit është pyetur nga SPAK lidhur me këtë çështje muaj më parë.

Prona prej mijëra metrash katror i është njohur prej vitit 1994 nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit, familjes Myderzi. Por përmes një procedure ankandi të hapur në 2014 dhe që kanë vijuar më pas ankande e procedura të tjera deri në 2022, përfitues i aksioneve shtetërore të kompanisë është bërë biznesmeni Lirim Fezollari.

Biznesmeni ka disa komunikime kompromentuese me Endri Fugën, Taulant Ballën dhe Erion Veliajn, po edhe ato nuk janë marrë parasysh nga SPAK.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco