Rrumbullaku u drejtohet policëve: Kush ka folur me SKY, të largohet

Rrumbullaku u drejtohet policëve: Kush ka folur me SKY, të largohet

12:36, 07/12/2023
A+ Aa A-

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku në një dalje për mediat bëri një bilanc të punës në terren të forcave të rendit.

Ai tha se tashmë policia është një partner i besueshëm. Ai tha se deri më tani nuk ka pasur asnjë rast kur një punonjës i policisë të japë dorëheqje, për shkak të rregullores së vendosur, që të gjithë punonjësit me uniforma të largohen nëse kanë folur me SKY apo EncroChat.

“Procesi i vetëpastrimit të policisë mbetet një nga aspektet kryesore. Sa i takon dorëheqjeve të punonjësve të policisë për shkak të përdorimit të SKY, s’ka të tilla.”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco