Iu gjetën makina dhe motorë të vjedhur në banesë, burg 40-vjeçarit, dëshmia: S’kam bashkëpunuar me krimin

Iu gjetën makina dhe motorë të vjedhur në banesë, burg 40-vjeçarit, dëshmia: S’kam bashkëpunuar me krimin

11:18, 07/12/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg 40-vjeçarin Aleks Lulashi, pasi polica gjeti në shtëpinë e tij të vjetër në Gurëz të Kurbinit makina dhe motorë te trafikuar të cilëve sipas policisë u dëmtoheshin numrat e shasive.

Ne seancën gjyqësore Lulashi ka mohuar të këtë bashkëpunuar me grupe kriminale, por ka pranuar se merrej me blerje dhe shitje te mjeteve për të cilat nuk kishte dijeni se nga vinin.

Prokurori i çështjes Sabri Kastrati ka kërkuar masën e arrestit burg deri në përfundim të hetimeve, pasi sipas tij provat e sekuestruara janë implikuese për të pandehurin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco