Valon Syla reagon pas vendimit të gjykatës në rastin e tij: Sot e di që ky vend ka drejtësi

Valon Syla reagon pas vendimit të gjykatës në rastin e tij: Sot e di që ky vend ka drejtësi

11:13, 07/12/2023
A+ Aa A-

Gjykata Themelore në Prishtinë të enjten ka dënuar me nga dy vjet burgim tre të akuzuarit për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla.

Pas këtij vendimi të Gjykatës, ka reaguar gazetari Syla. Ai në një postim në Facebook, ka shkruar se Kosova ka shpresë, kur secili prej nesh e kryen detyrën e vet dhe ka qëllime të vërteta.

“Shpesh herë kam pa raste dhe jam frikësu se jo kompetenca e institucioneve edhe neve si shoqëri kosovare dhe drejtësisë po e bënë Kosovën vend të pajetueshëm… jo për mua, dhe gjeneratën teme, sepse kemi jetu edhe në kohë ku ska pas drejtësi hiq, dhe je persekutu nga Jugosllavia e Serbia vetëm se je shqiptar, por e kam pas brengën për gjenerata ma të reja dhe me shumë ma pak përvojë.

Por sot e di që ky vend ka drejtësi, kur e mbron secili prej nesh të drejtën e vet, kur nuk e tregton dhe e ka durimin e forcën ta pres vendimin e drejtësisë të Republikës.

Kosova pra ka shpresë, kur secili prej nesh e kryen detyrën e vet dhe e ka pernime”, ka shkruar Syla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco