Merr flakë banesa, lëndohet 55-vjeçari në Dropull

Merr flakë banesa, lëndohet 55-vjeçari në Dropull

08:52, 05/12/2023
A+ Aa A-

Zjarr në një banesë në Dropull, ku për pasojë një 55-vjeçar është dëmtuar.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Derviçan, dyshohet se për shkak të shkëndijave nga një sobë me dru, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Dh. K., 55 vjeç.

Nga flakët është dëmtuar lehtë shtetasi Dh. K., i cili po merr asistencë mjekësore në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar ligjërisht shkakun e rënies së zjarrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco