Elbasan/ Po punonte në përpunimin e hidrokarbureve, 45-vjeçari bie nga struktura metalike dhe dërgohet në spital

Elbasan/ Po punonte në përpunimin e hidrokarbureve, 45-vjeçari bie nga struktura metalike dhe dërgohet në spital

21:10, 04/12/2023
A+ Aa A-

Një 45-vjeçar është paraqitur mbrëmjen e sotme në spitalin rajonal të Elbasanit. F.M. banues në fshatin Petresh është punëtor i një firme pë përpunimin e hidrokarbureve.

Ai ka qenë në punë në fshatin Balldren dhe u rrëzua nga struktura metalike ku punonte. Menjëherë më pas ai u dërgua në spital për ndihmën mjekësore.

Sakaq në vendin e punës është një grup hetimor që po sqaron rrethanat e plota të rastit.

Njoftimi i Policisë: 

Elbasan/Informacion paraprak

Në spitalin rajonal Elbasan është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore shtetasi F. M., 45 vjeç, banues në fshatin Petresh.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 45-vjeçari është dëmtuar pasi është rrëzuar nga një strukturë metalike, gjatë kohës që ka qenë duke punuar në firmën për përpunimin e hidrokarbureve, në fshatin Balldren, në të cilën është i punësuar.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco