Lajmi i fundit

LIVE/ Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Sa para do të fitonte Naimi nga vrasja e bashkëshortes? Ku do qëndrojnë fëmijët?

Sa para do të fitonte Naimi nga vrasja e bashkëshortes? Ku do qëndrojnë fëmijët?

20:05, 04/12/2023
A+ Aa A-

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen e një jave më parë në Prishtinë, ku Naim Murseli organizoi ekzekutimin e bashkëshortes së tij Liridon Murseli-Ademi, në një ngjarja që fillimisht u raportua si grabitje e shkuar keq.

Për ngjarjen pati shumë teza për motivin dhe kishte nga ata që shkruanin se arsyeja i kësaj ngjarje ishte siguracioni i majmë që viktima kishte në Suedi, i cili mund të arrinte disa miliona euro.

Në lidhje me këtë temë reagoi dhe avokatja e 33 vjeçares Arlinda Loncari, sipas së cilës Naim Murseli, ka punuar si këshilltar i sigurimeve në një prej kompanive më të mëdha në Suedi, të quajtur “Folksam”.

Sipas saj, ai mund të përfitonte nga një policë sigurimi jete deri në 850 mijë euro në rast se nuk do të zbardhej vrasja.

Avokatja Loncari foli edhe për fëmijët e Liridonës. Sipas saj, në raste të tilla fëmijët merren nga qendrat sociale në Suedi.

“Domethënë në qoftë se fëmijët tash kur të mbërrijë në Suedi do të merren menjëherë nga qendra social dhe ata do të vetë do të fillojnë një hetim në lidhje me vendosjen e fëmijëve në një familje tjetër dhe gjithashtu në lidhje me mirëqenien e fëmijëve dhe çfarë ndihme kanë nevojë fëmijët për shkak të kësaj që fëmijët kanë parë dhe kanë përjetuar”, tha Loncari.

30 mijë euro ishte shuma që Naim Murseli kishte premtuar për vrasjen e bashkëshortes, Liridona Ademajt. Autori Granit Plava, është lënë në burg si ekzekutuesi i krimit. Më herët, ai deklaroi se ka marrë nga porositësi 15 mijë euro, ndërsa i është premtuar se do të marrë edhe 15 mijë euro të tjera.

Për këtë krim është arrestuar edhe një anëtar i FSK-së, i cili është gjithashtu nip i Naim Murselit, Kushtrim Kokalla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco