'Gangsterët shqiptarë të drogës'/ Daily Mail: 80 të dënuar brenda 4 muajve

'Gangsterët shqiptarë të drogës'/ Daily Mail: 80 të dënuar brenda 4 muajve

18:18, 04/12/2023
A+ Aa A-

Media prestigjioze, Daily Mail i ka kushtuar një artikull emigrantëve shqiptarë të cilët pasi kanë shkuar në Britani të Madhe kanë marrë atje kontrollin e tregut të drogës.

Gjithashtu në artikull thuhet se këta shqiptarë  po mbushin burgjet aq shpejt sa qeveria po dërgon disa në shtëpi herët. 

Këtë qëndrim të tyre ata e bazojnë në një një raport të Kombeve të Bashkuara.

Thuhet se bandat nga shteti ballkanik tani ushtrojnë kontroll të konsiderueshëm mbi furnizimin me kokainë. Sipas artikullit ato importojnë drogën nga homologët e tyre në kontinentin e Evropës përmes porteve në Anglinë juglindore. 

Sipas Daly Mail një gjykatës paralajmëroi se fermat e kanabisit që drejtohen nga rrjetet kriminale shqiptare kishin arritur 'nivele epidemike' dhe, sipas gjykimit të tij, 'bëheshin diçka si industri'. 

Gjithashtu thuhet se 80 emigrantë shqiptarë janë dënuar me gjithsej 130 vite burg gjatë katër muajve të parë të vitit. Krimet e tyre përfshinin vrasje, përdhunim, plagosje me armë zjarri dhe rrëmbim. 

Disa të rinj shqiptarë po futen fshehurazi në Britaninë e Madhe raportohet në këtë artikull si dhe thuhet se po bashkohen me bandat e drogës me qëllim  që të dërgohen në burg, në mënyrë që të mund të pretendojnë se janë viktima të skllavërisë moderne dhe të fitojnë azil, siç zbuloi së fundmi MailOnline.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco