Rruga Ballsh-Fratar, banorët: Mbi 25 biznese janë mbyllur

16:54, 04/12/2023
A+ Aa A-

Ndërtimi i rrugës Levan-Tepelenë, bëri që të braktisej aksi i vjetër Ballsh-Fratar.

Devijimi i qarkullimit në autostradë, sot pas një dekade, ka sjellë falimentim të dhjetra bizneseve që gjendeshin përgjatë aksit.

Gjithashtu, rruga sot është amortizuar, ndërsa banorët kërkojnë mirëmbajtje të saj për shkak se u shërben ende si urë lidhëse me zonat urbane, ku nxjerrin në treg prodhimet bujqësore e blegtorale.

Syri Tv

Aksi i vjetër rrugor, Ballsh-Fratar, tashmë paraqet vetëm një fotografi të së shkuarës, pasi sot, ky aks është thuajse i braktisur.

Dikur, një rrugë me fluks mjetesh, biznesesh e për pasojë fshatra të tërë të mallakastrës kishin zhvillim. Por, ndërtimi i rrugës Levan-Tepelenë, ka bërë që ky aks të humbasë rëndësinë e tij, duke ndikuar jo pak edhe në ekonomitë e familjeve të zonës.

Pergjate rruges kane qene me shume se 25 pika sherbimi, si bare, restorante apo karburantë, ndërsa sot jane te mbyllura dhe të falimentuara.

Banorët kërkojnë, që së paku, institucionet të investojnë në mirëmbajtjen e rrugës, e cila është e vetmja nyje lidhëse me zonat urbane, ku mijëra banorë nxjerrin prodhimet e tyre bujqësore për të siguruar të ardhura për jetesë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco