VIDEO-SYRI TV/ Revoltohen nxënësit te 'Havzi Nela' në Kukës, gjimnazi i ri ende jo funksional

16:55, 04/12/2023
A+ Aa A-

Nxënësit e gjimnazit ‘Havzi Nela’, u revoltuan këtë të hënë, pasi ende nuk kanë nisur mësimin në ambientet e rikonstruktuara të shkollës. Vonesat kanë ardhur për shkak të vonesave me mobilimin, por tashmë që kjo gjë është kryer, nuk është funksionale kaldaja e shkollës.

Nga SYRI TV

Këtë të hëne ishte paraparë rikthimi në objektin tashmë të rikonstruktuar të nxënësëve të Gjimnazit të qytetit ‘Havzi Nela’ të qytetit të Kukësit. Një gjë e tillë nuk ndodhi kjo për shkak të bërjes së testimit të plotë të sistemit të kaldajes për ngrohje dhe mos marrjes ende në dorëzim nga bashkia.

Kjo ka sjellë revoltën e një grupi  të nxënësve të gjimnazit të cilët kanë protestuar sot para objektit të gjimnazit duke bojkotuar edhe mësimin këtë pasdite.

Kujtojmë rreth 1000 nxënës të këtij gjimnazi po e zhvillojnë mësimin pasdite në dy shkollat pritëse të qytetit të Kukësit, prej gati një vit shkollën e tyre.

Kthimi i nxënëseve ishte planifikuar në shtator të këtij viti në ditën kur fillonte edhe viti i ri shkollor.

Një gjë e tillë nuk ka ndodhur për shkak të mos kompletimit të shkollës me banka e karrige e materiale të tjera mësimore didaktike dhe tenderimit të tyre.

Sakaq nga një vëzhgim i bërë nga brenda ambienteve të gjimnazit duket se gjithçka është gati për kthimin e nxënësve në klasat e tyre tashmë të kompletuar ndërkohë që ngrohja ishte në funksion të plotë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco