39-vjeçari kapet në flagrancë duke vjedhur një dyqan, në pranga edhe 9 persona të tjerë në Tiranë

39-vjeçari kapet në flagrancë duke vjedhur një dyqan, në pranga edhe 9 persona të tjerë në Tiranë

14:53, 04/12/2023
A+ Aa A-

10 persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Një 39 vjeçar u vu në pranga pasi u kap në flagrancë duke tentuar të vjedhë një dyqan në rrugën e Elbasanit. Ndërsa një 27 vjeçar kundërshtoi me forcë policinë dhe u arrestuan. 

Njoftimi i policisë Tiranë:

Tiranë/Vihen në pranga 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin B. Sh., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhë në një dyqan, në Rrugën e Elbasanit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin D. G., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka kundërshtuar me forcë, një punonjës policie, për shkak të detyrës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:

- S. T., 56 vjeç dhe S. H., 57 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme janë konfliktuar fizikisht dhe me mjete prerëse me njëri-tjetrin, për motive të dobëta;

- A. H., 32 vjeç, dhe Z. V., 22 vjeç, të dy banues në Zall Bastar, pasi janë konstatuar duke prerë pemë, në mënyrë të paligjshme, në vendin e quajtur "Mal Vilzë";

- L. D., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. M., 24 vjeç, banues në Ndroq, pasi ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi".

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

- A. D., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në efektin e alkoolit;

- E. M., 24 vjeçe, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka përplasur automjetin me drejtuese shtetasen S. D., 41 vjeçe, banuese në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco