Ekzekutimi i Nikulajt, autorët dyshohet me pagesë! Mjeti i autorëve dhe targat të vjedhura në Tiranë

Ekzekutimi i Nikulajt, autorët dyshohet me pagesë! Mjeti i autorëve dhe targat të vjedhura në Tiranë

14:34, 04/12/2023
A+ Aa A-

Autorët e vrasjes së Etjan Nikulajt dyshohet se janë vrasës me pagesë, të cilët aktivitetin kriminal e kanë kryesisht në zonën e Fushë Krujës dhe Kurbinit.

Nga kamerat e sigurisë të sekuestruara në afërsi të vendit të ngjarjes nuk ka ndihmuar hetuesit në identifikimit të autorëve, pasi mjeti ishte me xhama të zinj.

Gjithashtu, burimet bëjnë me dije se mjeti i përdorur në krim, i djegur pas ngjarjes në afërsi të Rinasit, rezulton të jetë i vjedhur më herët në Tiranë, njëlloj si edhe targat.

Hetuesit kanë dyshime të forta se janë 3 persona që kanë marrë pjesë në ekzekutimin e 40-vjeçarit, 2 prej të cilëve, të armatosur me automatikë dhe tjetri në rolin e shoferit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco