Dosja/ Prokurori në takim me të pandehurit trafikantë, gjyqtarë të blerë - vetting dhe heroinë, verbohet KPA, po SPAK!?

Dosja/ Prokurori në takim me të pandehurit trafikantë, gjyqtarë të blerë - vetting dhe heroinë, verbohet KPA, po SPAK!?

13:26, 04/12/2023
A+ Aa A-

Nga Basir Çollaku

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz e Sokol Çomo, ka vendosur të hapë rrugën e rikthimit në detyrë për prokurorin Julian Xhengo. Raportet e rënda të hetimeve dhe përgjimeve të Policisë së Shtetit, që detyrimisht duhet të jenë në dosjen e subjektit të rivlerësimit, nuk janë parë me sa duket nga trupa e vendimmarrësve. Njëherësh nuk kanë bërë referencë për hetim për shkarkimin me pagesë të prokurorit Anton Martini, material të cilin duhet ta kishte dërguar për hetim policia. As tre gjyqtarët që kanë marrë nga 30 mijë euro, e më pas duhej t’i kthenin se dikush foli më tepër se duhet. As për prokuroren që ishte në anën e trafikantëve, një dakordësi si shenjë bamirësie. Katër anëtarë të KPA, Rama, Tasi, Shtylla e Çomo, duhen ndjekur penalisht e shkarkuar menjëherë. Madje duhen parë vendimet e tjera marrë prej tyre. Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Inpsektoriati i Lartë i Drejtësisë kanë në këtë raporte material që del e tepron për hetime radikale e vendimmarrje lart. Kanë pasur dijeni. Po mesveprimi i tyre, a vë përballë konsumit të elementëve të veprës penale…

Ky hetim tregon epërsinë e trafikantëve të heroines. Duke blerë shumëkënd i del përpara, nuk është më sekret se, përmbajtja e tij ka dalë prej ditësh në medie dhe e disponojnë dosa prej tyre. Por, për verbërinë institucionale, po e përcjellim të plotë.

Faqe 36 e raportit

Janë një sasi lekësh në Gjykatën e Apelit Vlorë për të ndikuar,… arrestohet xxx dhe sekuestrohen 20 mijë euro.

Gjolek Xhaferri e Myqerem Çela me ndërmjetësin Robert Petoshati shofer në gjykatë

Në faqen 38

Në vitin 2015, policia ka arrestuar Armando Gorezin, dënuar në Itali me burgim të përjetshëm për vrasje, trafik droge e shfrytëzim prostitucioni.

. Jurgen Molla (pjesë e grupit të akuzuar për trafik ndërkombëtar heroine nga Turqia ) së bashku më Alketin, vëllanë e Armandit kanë investuar shuma të mëdha euro për të manipuluar procesin e ekstradimit nëpërmjet korruptimit të prokurorit Julian Xhengo.

Gjithashtu, Jurgen Molla nëpërmjet lidhjeve në sistemin e burgjeve ka realizuar takime jashtë radhe me Armando Gorezin në burgun e Fushë-Krujës, kalimin për disa kohë në spitalin e burgjeve e pajisjen gjatë gjithë kohës me telefon celular për të komunikuar e koordinuar veprimet me familjarët dhe Jurgen Mollën.

Në funksion të pengimit të ekstradimit të Armandos, Jurgeni. përveç kontakteve të vazhdueshme me vëllanë e Armandos, Alket Gorezin ka realizuar kontakte fizike edhe me prokurorin Julian Xhengo, i cili dyshohet se fillimisht kishte marrë përsipër zgjidhjen e çështjes.

Në faqen 42 të raportit jepen përgjime, ku njëri prej biseduesve, dyshohet të jetë prokurori Julian Xhengo.

6941…

-Mirëdita ! Këtu jam unë.

-O vëlla si të kam ?

-O vëlla unë jam duke të prit te gjykata, te Krimet e Rënda

06720….

-Mirë jam vëlla, ku të takoj se jam deri në 11 duke të prit

…41…

-O vëlla më kthe një përgjigje kur do takohemi se ngela këtu…

Në orën 17 e 24, Jurgenin e merr një femër, e cila i thotë se po pret të takohet me Julin, dyshohet prokurorin, se sot do e takojë patjetër, se i ka dhënë lekët…

Tjetër episod, sërish për vendimmarrje në gjykatë sjellin përgjimet, kur referojnë bisedën se “ janë tre gjyqtarë, të cilët thonë paguesit janë 3 herë 3 baraz 9 dhe një me ia lënë atij që ka ndërmjetësu ..” flitet për një shumë 100 mijë euro.

Dikush flet dhe prish punët, kur Jurgeni thotë se janë dorëzuar gjyqtarët në momentin e fundit, madje akoma nuk kanë kthyer lekët që i ka dhënë. “… mos me pas marrë gjë ajo prokurorja, nuk i plas për kërrkënd…”

Dhe vjen episodi i pagesës për shkarkimin e prokurorit, siç thotë raporti, Anton Martini…

“Një që ka qenë që ka pas prish punë aty, ku është ai, një x prokuror që ka pas futë atë, e kanë shkarkuar sot. Janë dhënë lek që është shkarkuar, nuk po të them më gjatë…E kanë heq prej aty dhe e kanë dërguar në Shkodër prej këtyre punëve..” Dyshohet se prokurori që i referohet Jurgen Molla është Anton Martini, thuhet në raportin konfidencial e sekret të Policisë së Shtetit.

Vendimi

Vendimi për të rikthyer në detyrë Xhengon e shkarkuar nga shkalla e parë, nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është marrë 4 me 1.

Me datë 2 nëntor 2023 rreth një muaj më parë, Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 50/2022, datë 05.12.2022 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Julian Xhengo kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 560, datë 14.09.2022.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në pikën 1 të Aneksit të Kushtetutës, nenin 44, shkronja "b" dhe në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

1. Ndryshimin e vendimit nr. 560, datë 14.09.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit, Julian Xhengo.

2. Pezullimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Julian Xhengo për një periudhë një-vjeçare dhe detyrimin për të ndjekur programin e trajnimit, sipas kurrikulave të miratuara nga Shkolla e Magjistraturës.

3. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 02.11.2023.

Prokuroria e Posaçme ka tagër të hetojë funksionarët e drejtësisë të përfshirë në këtë aferë. Ndërkombëtarët sehirxhinj, sigurisht kanë pasur dijeni për materialin përkatës, sepse dosja u vihet në dispozicion. Heshtja e tyre, apo indiferenca, mund të vijë jo nga gojëlidhja, se sa kontrolli i tyre nga pushteti. Për të mos dyshuar më tej për korrupsion. Por hetimi duhet të zbardhë këtë ngjarje ku trafikantët vendosin e drejtësia bindet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco