Dyshohet se porositi vrasjen e bashkëshortes, ja me kë pozonte Murseli dy ditë më parë

Dyshohet se porositi vrasjen e bashkëshortes, ja me kë pozonte Murseli dy ditë më parë

19:14, 01/12/2023
A+ Aa A-

Policia e Kosovës vuri në pranga Naim Murselin si të dyshuarin kryesor të ngjarjes së rëndë të ndodhur në Kosovë ku gjatë një grabitje të improvizuar mbeti viktimë gruaja e të arrestuarit, Liridona Murseli .

Murseli bie në sy se në llogarinë  e tij dy ditë më parë pozon6te ke këngëtaren e njohur Rita Ora në Kosovë gjatë vizitës së saj.

Kujtojmë se  policia dyshohet se ka gjetur kamera që dëshmojnë se Naim Murseli, është takuar me autorin e vrasjes së Liridonës.

Autori i vrasjes, Granit Plava, është arrestuar po ashtu.

Ai ka pranuar fajësinë, duke thënë se vrasja është porositur nga vet Naim Murseli.

Naim Murseli i kishte premtuar Granit Plavës 30 mijë euro për t’ia vrarë gruan. Një pjesë e shumës i ishte dhënë Granitit, ndërsa ai dhe Naimi ishin pajtuar që pjesa tjetër e borxhit të paguhej më vonë.

Naim Murseli dhe Granit Plava janë arrestuar në fshatin Rakovinë të Gjakovës.

Granit Plava dyshohet të jetë nga fshati Cerrmjan, nga ku vinte edhe viktima, Liridona Murseli.

Ndërkohë, Policia ka bërë të ditur se hetime intensive janë duke u zhvilluar në Gjakovë.

 ‘Pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë ndërmarrë veprimeve intensive hetimore të cilat kanë rezultuar në arrestimin e dy personave të dyshuar lidhur me rastin e sipër shënuar.

Njësiti i hetimeve të përgjithshme të Prishtinës në koordinim me Prokurorinë është duke e vazhduar operacionin e bastisjes në dy lokacione në Gjakovë’ ka bërë të ditur policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco