Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

U prezantua si person publik për të përvetësuar 50 mijë Euro, arrestohet i riu

U prezantua si person publik për të përvetësuar 50 mijë Euro, arrestohet i riu

11:39, 01/12/2023
A+ Aa A-

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Repeat” është arrestuar 29-vjeçari me iniciale K.L. (banues në Shkodër), i cili ka bashkëpunuar me 3 persona të tjerë me qëllim për t’i marrë një shumë parash një personi përmes mashtrimit.

Konkretisht, policia njofton se dyshohet që i riu ka bashkëpunuar me të arrestuarit A. Gj. dhe R. B. dhe me personin në kërkim me iniciale F. L., për t’i marrë shumën 50 000 Euro, një shtetasi, nëpërmjet mashtrimit, duke u prezantuar si përfaqësues të një personi publik.  

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 celular. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco