VIDEO/ Vrasja në Laknas, autori nga Dibra, para një jave ishte kthyer nga jashtë, viktima me origjinë nga ...

16:44, 30/11/2023
A+ Aa A-

Autori ishte kthyer një javë më parë nga jashtë shtetit, është me origjinë nga Dibra. Ndërkohë viktima dhe i plagosuri janë nga Hasi.

Disa kohë më parë, vetë banorët e rrugës kanë mbledhur para për ndërtimin e kanalit të ujërave të zeza, por Maliq Marku nuk ka paguar ngaqë ka qenë jashtë dhe nuk i është dashur. Pas kthimit nga Anglia, ka shkuar tek ujësjellësi për të lidhur edhe banesën e tij me kanalin.

Ujësjellësi ka bërë piketimin, ndërsa 2 fqinjët sot i kanë thënë që nuk do ta ndërtonte. Në gjaknxehtësi e sipër ka mar pistoletën dhe ka qëlluar. 4 plumba ka marrë viktima Shefqet Hasa, ndërsa 2 plumba, 1 në bark e 1 në këmbë i plagosuri.

Në momentin e të shtënave, në afërsi të zonës ka qenë SPZ, i cili e ka dëgjuar dhe më pas është afruar dhe ka gjetur personin e plagosur duke vrapuar, e ka vendosur me makinë. Më tutje ka gjetur të vdekur Shefqet Hasën.

Na hyrë në banesë dhe brenda autori Maliq Marku fillimisht ka bërë rezistencë për t'u dorëzuar, por pas negociatave ka hedhur armën në bahçe dhe më pas i kanë vënë prangat. Në deklarimet e para ka thënë se e vrava për punë kanali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco