Detaje nga aksidenti ku humbi jetën vajza e ish-deputetit, shoferi në gjendje kritike

Detaje nga aksidenti ku humbi jetën vajza e ish-deputetit, shoferi në gjendje kritike

16:41, 29/11/2023
A+ Aa A-

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti në Maqedoninë e Veriut ku humbi jetën vajza e ish-deputetit, Vangjel Tavo, 24-vjeçarja Eva Tavo. E reja po udhëtonte në mjetin tip ‘Audi’ nga Tetova për në Shkup, kur u përfshi në një aksident. Ngjarja ndodhi dje në ora 14:00 në autostradën “Nënë Tereza”, në fshatin Laskarci.

Mediat maqedonase raportojnë se mjeti me targa shqiptare, i drejtuar nga 40-vjeçari me inicialet V.M., shtetas shqiptar, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

 Aksidenti rezultoi fatal për pasagjeren, vajzën e ish-deputetit, ndërsa shoferi ndodhet në gjendje të rëndë.  Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur aksidenti, ndërsa hetimet vijojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco