VIDEO/ Zjarr masiv në azilin e pleqve në Fier, të moshuarit transportohen me urgjencë në spital

15:57, 29/11/2023
A+ Aa A-

Një zjarr ka përfshirë shtëpinë e të moshuarve Fier. Sipas burimeve paraprake shkak është bërë një shkëndije elektrike e shkaktuar në gabinën elektrike ngjitur me shtëpinë e te moshuareve. Të moshuarit po transportohen me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit pasi disa prej tyre janë të asfiksuar.

Sipas  burimeve nga vendi i ngjarjes nuk ka të dëmtuar por vetëm dëme materiale. Sipas kryebashkiakut, Armando Subashi mësohet se te moshuarit do te qëndrojnë në spital derisa të riparohen dëmet. Riparimi do te fillojë menjëherë, pohoi ai, dhe brenda dy ditësh çdo gjë do të jetë normale.

Njoftimi:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 15:30 në shtëpinë e të moshuarëve Fier, në katin e dytë, ka rënë zjarr.

Shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrëfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Të gjithë të moshuarit janë evakuuar dhe disa prej tyre janë dërguar në spital për asistencë mjekësore pasi nuk janë ndjerë mirë për shkak të tymit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco