Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Pse po e fal SPAK Veliajn?

'Më vrau vajzën dhe iku'/ Nëna e 21-vjeçares greke që humbi jetën në aksident kërkon dënim maksimal për shqiptarin

'Më vrau vajzën dhe iku'/ Nëna e 21-vjeçares greke që humbi jetën në aksident kërkon dënim maksimal për shqiptarin

15:43, 29/11/2023
A+ Aa A-

Për të dytën ditë në Gjykatën e Apelit Penal të Selanikut ka vijuar gjyqi për vdekjen e 21-vjeçares Ema nga Kreta, e cila humbi jetën në orët e para të 22 nëntorit 2022, pasi u përplas për vdekje në rrugë nga makina që drejtohej nga një  i ri shqiptar.

“Në duar mbante një armë vdekjeprurëse, ishte i paligjshëm nga koka te këmbët”, tha nëna e viktimës, duke iu referuar 27-vjeçarit shqiptar, duke përmendur nga njëra anë se makina kishte pësuar modifikime dhe shtonte kuajfuqinë, dhe nga ana tjetër se shoferi nuk kishte patentë. Po ashtu nëna e Emës ka thënë se shqiptari ndodhej në Greqi në mënyrë ilegale dhe ishte pa dokumentacionet përkatëse.

Ndërkohë dëshmitarët okularë kanë deklaruar se kanë parë një “shpejtësi marramendëse”, me të cilën lëvizte mjeti dhe një “zhurmë të frikshme”.

“Godasim një kafshë dhe na vjen keq, ky njeri vrau një vajzë, një motër, një mbesë dhe thjeshtë iku nga vendi i ngjarjes”, u shpreh nëna e viktimës, e cila kërkon dënim maksimal për autorin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco