SYRI TV/ Mijëra shqiptarë festojnë 28 Nëntorin në Londër, Policia përplaset me ta

14:45, 29/11/2023
A+ Aa A-

Në Londrën qendrore mijëra shqiptarë janë bërë bashkë për të festuar Ditën e Flamurit shqiptar. Me makina luksoze dhe fishekzjarre, policia metropolitane është përplasur me shqiptarët e pranishëm dhe kanë urdhëruar shpërndarjen e festës.

Nga SYRI TV

Mijëra shqiptarë zbarkuan në rrugët e Londrës qendrore për të festuar ditën e Pavarësisë, duke ndezur fishekzjarrë dhe duke parakaluar me makina.

Rrugët u mbushën nga turma që valëvitnin flamuj shqiptarë dhe ndiznin fishekzjarrë, me makina luksoze që lëviznin në trotuare duke u rënë borive.

Daily Mail shkruan se disa njerëz u panë duke valëvitur flamuj teksa qëndronin nëpër çatitë e automjeteve në lëvizje, ndërsa qarkullimi i rregullt në përpjekje për të kaluar nëpër kryeqytet u ndal pasi tubimi shkaktoi mbylljen e rrugëve.

Policia Metropolitane konfirmoi se arrestoi shumë njerëz pasi disa njerëz hodhën fishekzjarrë drejt turmës, ndërsa të tjerë dyshohet se hodhën shishe drejt oficerëve.

Policia lëshoi një urdhër shpërndarjeje në rrugët e Londrës qendrore, duke u dhënë oficerëve më shumë fuqi për t’i detyruar njerëzit të largohen nga zona ose t’i ndalojnë nëse refuzojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco