Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Gabriel Escobar 'sikleti' diplomatik i DASH

Dy aksidente në pak orë në Shkodër, disa të lënduar

Dy aksidente në pak orë në Shkodër, disa të lënduar

12:08, 29/11/2023
A+ Aa A-

Vendi ynë është përfshirë nga një mot me reshje të dendura. Për pasojë, janë regjistruar dy aksidente. Rasti i parë është regjistruar në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasja me inicialet A. D., 38 vjeçe, banuese në fshatin Dobraç, pasi mesditën e djeshme, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, automjeti që drejtonte kjo shtetase, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi P. L., 23 vjeç. Nga përplasja, është dëmtuar lehtë shtetasja A. D. Ndërkohë, rasti i dytë u regjistrua në fshatin Perash.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet E. U., 18 vjeç, banues në fshatin Perash, dje, në sheshin “Balshaj”, automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me një bordurë të trotuarit, dhe si pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit dhe 2 pasagjerët në të, shtetasit B. K., 18 vjeç dhe A. D., 18 vjeç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco