FOTO+EMRI/ Aksidenti në Shqipëri zbuloi vrasësin e arkitektit italian

FOTO+EMRI/ Aksidenti në Shqipëri zbuloi vrasësin e arkitektit italian

19:15, 27/11/2023
A+ Aa A-

Një aksident i ndodhur disa kohë më parë në rrugën e Arbrit ka zbuluar edhe vendndodhjen e njëri prej autorëve të vrasjes se arkitektit italian Roberto Mottura.

Në fakt, Mërgim Lazri nuk u arrestua pas aksidentit, por disa muaj më vonë. Identifikimi i tij nga aksidenti, bëri që policia italiane të kërkonte arrestimin dhe më pas ekstradimin e tij, pasi është i dënuar me burg për jetë.

Mërgim Lazri u arrestua në 10 nëntor në Dibër.

Image

Ai është një nga tre shqiptarët të cilët kryen vrasjen në bashkëpunim në Qershor të vitit 2021 ndaj  arkitektit 50-vjeçar, Roberto Mottura. Në vrasjen e arkitektit, i cili u ekzekutua gjatë një grabitje në shtëpinë e tij, dy shqiptarët e tjerë që morën pjesë ishte Flogert Syla dhe Emirjon Margjini.

Ky i fundit pranoi gjatë senacës së Tetorit 2021 autorsinë e krimit dhe dy shqiptarët e tjerë u liruan, ku më pas u shpallën sërish në kërkim.

I kërkuari Lazri rezultonte si një person i përfshirë në trafik të lëndëve narkotike dhe në vjedhje. Në rrjetet e tij sociale 26-vjeçar reklamonte një jetë mes parave dhe pasionit për armët. 

Prokurorët Valentina Sellaroli dhe Marco Sanini i kushtuan një pjesë të aktakuzës analizës së qelizave telefonike për të rindërtuar lëvizjet e të pandehurve.

Ata u ndalën edhe te dëshmia e të dashurës së Lazrit në atë kohë, e cila në sallën e gjyqit tregoi sesi burri, më 9 qershor, i kishte thënë asaj ‘duhet të zbresim përsëri poshtë (në Santa Maria Capua Vetere, në Campania) sepse një gjë e keqe ka ndodhur.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco