SYRI TV/ Gjokës iu sekuestruan 390 m tokë në Velipojë, pasuritë miliona euroshe u ‘amnistuan’ nga SPAK

17:33, 27/11/2023
A+ Aa A-

Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e biznesmenit strategjik Pëllumb Gjokës mbi heqjen e sekuestros preventive mbi 390 metër tokë që dyshohet se është përvetësuar përmes falsifikimit. Teksa Gjoka u shpall investitor strategjik nga qeveria Rama, dhe posedon pasuri miliona euroshe në hoteleri e lojëra fati, SPAK e amnistoi duke i sekuestruar vetëm disa sipërfaqe toke e pyjesh në Velipojë. Biznesmeni që sipas SPAK organizoi e porositi vrasje, qëndron në burg që pas arrestimit si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

SYRI TV

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e sekuestros mbi 390 mijë metra tokë në plazhin e Velipojës në pronësi të biznesmenit Pëllumb Gjoka apo familjarëve të tij që janë përvetësuar sipas SPAK përmes falsifikimit të dokumentave. Vetë Gjoka nuk ishte i pranishëm në Gjykatë teksa u përfaqësua me prokurë nga avokati. I shpallur biznesmen strategjik me vendim të qeverisë Rama, Gjoka përfundoi në pranga si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal në kuadër të operacionit “Metamorfoza” pas zbërthimit të komunikimeve në aplikacionin “SKY EÇ”. Masa e sekuestros vetëm ndaj disa sipërfaqeve toke e pyjesh të Gjokës nxori në pah standartin e SPAK, teksa ai rezulton pronar i disa hoteleve e bizneseve të lojërave të fatit që vijojnë të ushtrojnë aktivitetet përkatëse. Por SPAK nga ana tjetër thotë se vazhdojnë hetimet në lidhje me evidentimin e plotë të fakteve të tjera penale dhe personave që mund të jenë të përshirë në aktivitetin kriminal ku bënte pjesë edhe biznesmeni. Pëllumb Gjoka ran ë pranga bashkë me zyrtarë policie si shefi i Operacionale Oltion Bistri, drejtuesi Ardit Hasanbegaj, kreu i Prokurorisë së Kukësit Xhevahir Lita si dhe disa subjekte me rekorde kriminale, që akuzohet për një sërë veprash penale, nga grup i strukturuar kriminal  trafik droge, vrasje me paramendim, shpërdorim detyre e korrupsion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco