Operacionet e “SKY” mbipopullojnë burgjet, rihapen dy të tjera në Belgjikë

Operacionet e “SKY” mbipopullojnë burgjet, rihapen dy të tjera në Belgjikë

12:21, 24/11/2023
A+ Aa A-

Për shkak se burgjet në Belgjikë janë të mbipopulluara, ish-burgjet në Dendermonde dhe Ypres do të rihapen vitin e ardhshëm.

 

Mbipopullimi i burgjeve ka qenë prej kohësh një problem. Situata është duke u përkeqësuar sepse qeveria federale ka vendosur që dënimet me burgim edhe më të shkurtra duhet të kryhen. Kjo synon të zvogëlojë numrin e shkeljeve të përsëritura. Përveç kësaj, që nga deshifrimi i rrjetit të komunikimit Sky ECC, i cili përdorej kryesisht nga mafia e drogës, ka pasur më shumë arrestime në komunitetin e drogës, mes të cilëve edhe shumë shqiptarë.

Që nga hapja e dy burgjeve të reja në Haren dhe Dendermone, ka 10,493 vende për shkelësit në mbarë vendin. Megjithatë, aktualisht janë 11,815 të dënuar në burg.

Burgu i vjetër në Dendermonde u ndërtua në vitin 1863 dhe u mbyll në mars 2023. Qendra e paraburgimit Ypres është mbyllur që nga shkurti i vitit 2022.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco