Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS

I dënuar me ‘arrest shtëpie’, largohet nga banesa 40-vjeçari në Shkodër

I dënuar me ‘arrest shtëpie’, largohet nga banesa 40-vjeçari në Shkodër

15:43, 23/11/2023
A+ Aa A-

Një 40-vjeçar në Shkodër thyer dënimin “arrest shtëpie” dhe është larguar nga banesa. Si pasojë, policia e ka shpallur në kërkim.

Mësohet se 40-vjeçari është dënuar për armëmbajtje pa leje dhe për kanosje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin 40 vjeç, banues në fshatin Muriqan, pasi nuk u gjet në banesë, gjatë kontrolleve për të verifikuar zbatimin nga ky shtetas, të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për armëmbajtje pa leje dhe për kanosje. Vijon puna për kapjen e 40-vjeçarit”, thuhet në njoftimin e bluve.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco