EMRAT/ I plagosën vëllain me thikë, ushtaraku nxjerrr armën dhe qëllon agresorin

EMRAT/ I plagosën vëllain me thikë, ushtaraku nxjerrr armën dhe qëllon agresorin

13:05, 23/11/2023
A+ Aa A-

Tre persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin mesditën e sotme në Vorë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:20 kur 34-vjeçari Ergest Hoxha ka plagosur me thikë 24-vjeçarin Kidi Muzhaqi, gjatë kohës që këta 2 të fundit ishin pasagjerë në automjetin që drejtohej nga vëllai i Kidi Muzhaqit, Ermal Muzhaqi me profesion oficer ushtrie.

Ky i fundit ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar drejt Ergest Hoxhës duke e lënë të plagosur.

Të dy të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërsa autori është vetëdorëzuar në polici.

NJOFTIMI ZYRTAR

Vorë/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 12:20, në Vorë, shtetasi E. H., 34 vjeç, ka plagosur me thikë në krah shtetasin K. M., 24 vjeç, banues në Vorë, pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin E. M., 27 vjeç, (vëllezër).

Në këto momente, drejtuesi i mjetit, shtetasi  E. M., (oficer ushtrie), ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka plagosur shtetasin E. H.

Të dy të dëmtuarit janë shoqëruar në spital, për ndihmë mjekësore, ndërsa shtetasi E. M., është vetëdorëzuar në Polici, së bashku me armën e shërbimit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco