Me pistoletë me vete në rrugët e qytetit të Durrësit, arrestohet 17-vjeçari

Me pistoletë me vete në rrugët e qytetit të Durrësit, arrestohet 17-vjeçari

10:03, 22/11/2023
A+ Aa A-

Policia e Durrësit ka arrestuar një të mitur që qarkullonte me armë me vete në rrugët e qytetit. Në pranga u vu shtetasi K. Gj., 17 vjeç, banues në Durrës.

“Si rezultat i administrimit të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas lëvizte i pajisur me armë zjarri, në lagjen nr. 13, shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh ndërhynë menjëherë, në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për kapjen e këtij shtetasi. Shërbimet e Policisë kapën në flagrancë dhe vunë në pranga shtetasin K. Gj., 17 vjeç, banues në Durrës. Nga kontrolli fizik, 17-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë”, bën me dije policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco