Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

SYRI TV/ Fshati Babicë e Vogël drejt shpopullimit, banorët e vetëm në fshat, të moshuar

15:28, 19/11/2023
A+ Aa A-

Fshati Babicë në Vlorë, është drejt shpopullimit ku numri i familjeve është përgjysmuar. Në fshat kanë mbetur kryesisht të moshuar, femijët e të cilëve janë larguar në emigrim. Ata thonë se shak për këtë është bërë pamundësia ekonomike dhe papunësia në zonë.

Syri tv

Shpopullimi ka prekur edhe fshatin Babicë e Vogël, e cila ndodhet vetëm 4 km larg Vlorës. Nga 150 familje që jetonin dikur, sot numërohen rreth 80, duke u përgjysmuar. Banorët e vetëm që kanë mbetur në fshat, janë të moshuar pasi të rinjtë janë larguar në emigrim.

Banorët thonë se femijët e tyre janë larguar prej vitesh për shkak të pamundesisë ekonomike në vend.

Ata shprehen se do të donin që fëmijët e tyre të jetonin në Shqiperi bashkë me ta, por për shkak të kushteve të këqia ekonomike i kanë detyrar ata të braktisin fshatin e të largohen në emigrim. Banorët shprehen se jeta në fshat është vështirë dhe për ta, pasi jetojnë me pensione të ulta dhe një pjesë merren me blegtori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco