Kthimi i të burgosurve/ Anglia do të shpenzojë 1.5 mln paundë për modernizimin e burgjeve në Shqipëri

Kthimi i të burgosurve/ Anglia do të shpenzojë 1.5 mln paundë për modernizimin e burgjeve në Shqipëri

10:30, 19/11/2023
A+ Aa A-

Tridhjetë e shtatë mikrobusë dhe automjete elektrike i janë dhënë Shqipërisë nga qeveria britanike me një kosto prej 1.5 milionë paund, si pjesë e një marrëveshjeje të fundit për kthimin e të burgosurve shqiptarë, shkruan media britanike Independent.co.uk.

Marrëveshja, e shpallur në maj, do të bëjë që 200 shtetas shqiptarë që janë në burgjet e Anglisë dhe në Uells të dërgohen në shtëpi për pjesën tjetër të dënimit.

Në këmbim, qeveria britanike tha se do të ndihmonte në “modernizimin” e sistemit të burgjeve shqiptare.

Marrëveshja pritej t'i kushtonte Ministrisë britanike të Drejtësisë rreth 8 milionë paundë gjatë dy viteve, me financime të tjera që vinin nga Zyra e Brendshme.

Zyrtarët këmbëngulën se kjo paraqet një kursim në kosto, duke theksuar faktin se Londrës i kushton 40,000 paundë në vit për të strehuar çdo të burgosur në Britani.

Duke shpallur marrëveshjen në maj, Sekretari i Drejtësisë Alex Chalk tha se "publiku pret që kriminelët e huaj duhet të vuajnë dënimet e tyre jashtë shtetit - jo në burgjet tona në kurriz të taksapaguesit britanik".

Ai premtoi se marrëveshja "do të përshpejtojë largimin e këtyre shkelësve të ligjit dhe do t'u japë viktimave besimin se kriminelët  do të vazhdojnë të përballen me drejtësinë dhe të kalojnë pjesën e mbetur të dënimit të tyre pas hekurave".

Ministria britanike e Drejtësisë nuk ka dhënë afat se kur do të dorëzohen këto automjete dhe nëse do të mund të dërgohen më shumë automjete në të ardhmen.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco