Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Gabriel Escobar 'sikleti' diplomatik i DASH

VIDEO/ Tritoli trondit Kamzën: Kamerat e sigurisë fiksojnë dy autorët

11:08, 18/11/2023
A+ Aa A-

Në orët e para të mëngjesit të të shtunës, një biznesi në Kamëz i është vendosur lëndë eksplozive.

Nga shpërthimi ka patur vetëm dëme materiale.

Bëhet fjalë për një lokal të marrë me qera nga 24-vjeçari Oltjon Muçaj në rrugën “Donald Trump”, i cili ushtronte aktivitetin e tij bashkë me të vëllanë. 

Lënda plasëse, thonë burimet, është vendosur në një shesh pushim në ambientet e jashtme të lokalit, ku ndodhen edhe biznese të tjera, ndërsa hetimet janë përqëndruar krysisht tek biznesi i vëllezërve dibranë. Këta të fundit nuk rezultojnë persona të proceduar më parë sipas policisë.

50 deri në 100 gram eksploziv është vendosur sipas bluve, e për pasojë është dëmtuar fasada e jashtme e tij dhe janë thyer disa xhama.

Kamerat e sigurisë kanë kapur autorët që janë dy, njëri drejtues mjeti, dhe tjetri që zbret nga dera e pasagjerit duke vendosur lëndën plasëse.

Pronari i lokalit, që ka dhënë me qera ambientet, punon jashtë vendit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco