Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Torino/ Vilë dhe makina luksoze i sekuestrohen një bosi shqiptar droge

Torino/ Vilë dhe makina luksoze i sekuestrohen një bosi shqiptar droge

18:35, 16/11/2023
A+ Aa A-

Një operacion i madh kundër trafikut të drogës dhe grupeve kriminale shqiptaro-italiane është zhvilluar në Itali.

Policia bën të ditur se gjatë këtij aksioni kanë sekuestruar edhe një sërë pasurish.

Corriere della Sra shkruan se, një vilë në Caselle Torinese, 4 makina luksoze dhe një kompleks i tërë kompanish që operojnë në sektorin e ndërtimit janë ndër pasuritë që i janë sekuestruara një shqiptari me inicialet D.G.,

Shqiptari është një kriminel i njohur për drejtësinë në Itali, dhe ai akuzohet se ka pasur një rol kryesor në një trafikun ndërkombëtarë të drogës. Gjykata e Torinos, me kërkesën e policisë nxori masën e sekuestrimit të aseteve, në një vlerë totale prej 600 mijë eurosh.

Gjithçka nisi me një hetim të nisur nga skuadrat e policisë, që kulmoi në maj me arrestimin e shqiptarit D. G.

Më pas divizioni i policisë, hetoi pasuritë e mëdha të të dyshuarit, duke çuar në sekuestrimin e kryer në bashki të ndryshme në provincat e Torinos dhe Veronës.

Emri i burrit është i njohur për hetuesit, duke pasur parasysh programin e tij të konsiderueshëm penal. I dënuar në vitin 2002 për të qenë pjesë e një shoqate kriminale që synonte të ndihmonte emigracionin e paligjshëm, D. G. Ai më pas u shpall fajtor edhe për marrjen e mallrave të vjedhura. Mes viteve 2003 dhe 2004, së bashku me shtetas të tjerë shqiptarë, ai u dënua edhe për një sërë krimesh të lidhura me trafikun ndërkombëtar të drogës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco