Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Kapet në flagrancë Irena Gjoka

EMRI/ I dënuar me 3 vjet burg për drogë, arrestohet në Tiranë 29-vjeçari

12:06, 16/11/2023
A+ Aa A-

Një shtetas i shpallur në kërkim është arrestuar në rrugën ''Ali Demi'' në Tiranë. Armando Behari 29 vjeçar ishte i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg për veprimtari në fushën e narkotikëve

Njoftimi i policisë Tiranë:

Tiranë/Vijon operacioni policor i koduar "Sundimi i ligjit".

Në kuadër të këtij operacioni,nga Seksioni i Kërkimit, i DVP Tiranë, është finalizuar operacioni policor i koduar "Center".

Kapet dhe vihet në pranga një shtetas në kërkim, i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Center".

Si rezultat i këtij operacioni, në rrugën “Ali Demi”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi në kërkim Armando Behari, 29 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetas, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për vepra penale në fushën e narkotikëve. Në vitin 2022, 29-vjeçari ka përshtatur një qendër tatuazhesh në zonën e Komunës së Parisit, për përdorimin dhe shitjen e lëndës narkotike kokainë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco